Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekspozitë nga Destan Gashi në Vjenë

NULL NULL
01.07.2015 09:27

Nga data 11 qershor deri më 31 gusht 2015, Destan Gashi ekspozon 8 vepra nga mermeri në galerinë Wohlleb, në qendër të Vjenës.

”Rasti ishte që të ekspozoja disa skulptura për tre ditë me disa piktorë austriakë, por interesi për veprat e mia ishte aq i madh, prandaj galeria vendosi të bëhet zgjatja e ekspozitës së skulpturave deri në fund të gushtit“, tha Destan Gashi, siç raporton Albinfo.ch.

Ambasadori i Kosovës në Vjenë, Sami Ukelli, së bashku me një delegacion nga Ministria e Diasporës dhe Ministria e Kulturës nga Prishtina vizituan ekspozitën e Destan Gashit.

Adresa e ekspozitës: Galeri Wohlleb, Seidlgasse 23, 1030 Vjenë, Austri.

Ekspozita mbetet e hapur deri më 31 gusht 2015. Nga e hëna deri  të premten: Nga ora 9.00 deri 18.00, e shtunë 9.00 – 13.00

Hyrja është gratis.

 

lajme të ngjashme