Ekspozita ndërkombëtare e fotografisë NULL NULL 17.06.2015 10:02 17.06.2015 10:02 Koncepti kuratorial i sivjetmë në linjat e furnizimit do të jenë fotografia dhe logjistika. Kështu Galeria Kombëtare e Kosovës, ka hapur konkursin për edicionin e katërmbëdhjetë të ekspozitës ndërkombëtare të fotografisë ‘’Gjon Mili’’ 2015. Teknologjitë e prodhimit të imazhit fotografik luajnë rol qendror në sistemet e krijimit të kuptimit të cilat kanë synim të përvijojnë realitetin tonë: nga shkencat mjekësore e deri tek forenzika, nga astronomia deri te organet e mbikëqyrjes; nga lufta me dron deri te mediet sociale. I edukuar si inxhinier, Gjon Mili njihet si pionier i përdorimit të instrumenteve stroboskopike në prodhimin e fotografive të cilat kapin një varg veprimesh brenda një imazhi. Ekspozita ndërkombëtare e fotografisë Gjon Mili 2015 e merr këtë praktikë të kapjes së lëvizjes brenda një imazhi të vetëm dhe të qetë si metaforë për pyetjet rreth marrëdhënies së fotografisë me shkencën dhe logjistikën.