“Eksplodon” Cole Palmer, shënon katër gola veç në pjesën e parë NULL NULL 28.09.2024 16:55 28.09.2024 16:55 Chelsea po e mposht Brightonin me rezultat 4-2 në pjesën e parë të javës së gjashtë të Premier League. Të gjithë golat për Chelsean i shënoi Cole Palmer, pavarësisht se Chelsea fillimisht ishte duke humbur. Brightoni e shënoi golin e parë në minutën e 7-të me Rutte, teksa Palmer barazoi shifrat në minutën e 21-të dhe epërsinë e parë “Bluve” ia dha nga pika e bardhë në të 27-tën. Katër minuta më vonë, Palmer e kompletoi hat-trickun, ndërsa Brightoni nuk u dorëzua duke shënuar vetëm pas tre minutash me Baleba për 3-2. Ndërsa, për rezultatin e pjesës së parë Palmer shënoi sërish në minutën e 41-të të takimit. Katër golat e shënuara nga Palmer rezultuan të ishin të vetmet të shënuara nga Chelsea në këtë ndeshje, e cila përfundoi pa ndryshime në pjesën e dytë. Me këtë fitore, Chelsea gjendet në pozitën e katërt me 13 pikë, ndërsa Brightoni gjendet në vendin e tetë me nëntë pikë.