Eksperti i sigurisë: Hoti duhet të kërkojë sqarime nga KFOR-i për patrullimin me xhandarmërinë serbe në territor të Kosovës NULL NULL 08.08.2020 11:08 08.08.2020 11:08 Eksperti i njohur i fushës së sigurisë, Ramadan Qehaja, ka cilësuar se hyrja e djeshme xhandarmërisë serbe në thellësi të territorit të Kosovës nuk përbën risi. “Ata në vazhdimësi vijojnë të cenojnë integritetin territorial të Kosovës duke shkaktuar panik të popullata shqiptare e cila gjendet në dy anët e kufirit. Tashmë kemi mbase një pretendim të KFOR-it se dje ishte planifikuar një patrullim i përbashkët. Mirëpo pyetja shtrohet pse do të duhej të bëhej patrullimi në thellësi të territorit të Kosovës e jo në zonë neutrale apo edhe në territorin e Serbisë?”, është shprehur Qehaja, transmeton Klan Kosova. “Komanda e KFOR-it duhet të jep shpjegim zyrtar për këtë dhe Kryeministri duhet të kërkojë shpjegime për këtë nga Komandanti i KFOR-it”. Sipas tij institucionet e Kosovës duhet të mendojnë për prezencë të shtuar dhe vendosje statike të policisë kufitare në këtë dhe zona tjera. “Kujtojmë se Serbia e ka të dislokuar xhandarmërinë vetëm në raport me kufirin me Kosovë e jo edhe me kufijtë të tjerë (atje patrullojnë njësitet e rregullta të policisë kufitare serbe). Formacioni i xhandarmërisë me defilimin dhe provokimin e saj shkakton frikë të qëllimshme dhe mund t’i kontribuojë ndonjë eskalimi të situatës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025