Ekspertët thonë se ekzistojnë 120 lloje të çrregullimeve të gjumit NULL NULL 21.01.2023 18:47 21.01.2023 18:47 Shumë njerëz kanë probleme me gjumin, ku disa nuk mund të flenë e disa kanë problem me zgjimin natën. Ekspertët thonë se problemet me gjumin mund të ndryshme, pra njerëzit mund të përjetojnë telashe të ndryshme procesin e fjejtjes. Madje ata kanë bërë të ditur se ekzistojnë 120 lloje të ndryshme të çrregullimeve të gjumit dhe zgjimit. Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportojnë se një e treta e njerëzve në ShBA flenë më pak se sa rekomandohet që të bëhet, shkruan Healthline, transmeton Klankosova.tv. Ekspertët thonë se ka disa hapa që duhet të ndërmerrni kur ndjeni se nuk po e bëni gjumin e rehatshëm, siç janë kontrollat mjekësore. Ata gjithashtu thonë se mungesa e gjumit tek disa njerëz mund të jetë diçka që nuk ndikon në aktivitetet e ditës, ndaj nuk konsiderohet gjendje serioze. Ndërkaq, sipas tyre, nëse problemet me gjumin kanë efekt në punën ose marrëdhënien e njerëzve, atëherë duhet menjëherë të merren parasysh këshillat mjekësore dhe të bëhen kontrollat e rregullta tek mjeku.