Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekspertët: Heqja e qimeve të hundës mund të çojë në infeksion kërcënues për trurin

NULL NULL
11.06.2023 23:23
Qimet e hundes
Qimet e hundes

Heqja e qimeve të hundës është bërë shumë e shpeshtë, kjo zakonisht po bëhet me dyll, i cili futet në vrimën e hundës dhe duhet të ngurtësohet për të hequr qimet.

Mjeku Karan Raj ka treguar se pse nuk duhet të hiqen me rrënjë qimet e hundës.

Sipas tij, ky veprim mund të çojë në një infeksion kërcënues për trurin, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse qimet e hundës hiqen, mikrobet rreth folikulit mund të futen brenda duke shkaktuar infeksion”, është shprehur ai.

Ai tha se heqja e këtyre qimeve mund të ketë pasoja të mëdha për shkak të atij që quhet “trekëndëshi i  rrezikut”, që është një pjesë e fytyrës nga hunda në çdo cep të gojës dhe që konsiderohet si një zonë e rrezikshme për të marrë një infeksion.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme