Ekskluzive në Artmotion: Leart Paqarada dhe skuadra e St.Paulit zhvillojnë sonte ndeshjen çerekfinale të Kupës së Gjermanisë NULL NULL nga Arbon Flugaj 01.03.2022 16:34 nga Arbon Flugaj 01.03.2022 16:34 DFB Pokal, ndonëse pa skuadrat e mëdha si Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen, të cilat janë eliminuar në raundet e para të garës, vazhdon aksionin në këtë mesjavë me ndeshjet e fazës çerekfinale të kompeticionit. Ndeshja e parë dhe e vetme që zhvillohet sonte do të jetë ajo mes Union Berlinit dhe St. Paulit, e cila do të transmetohet direkt në Art Sport 2, duke filluar nga ora 20:45, nën komentimin e Lirim Pecit. St.Pauli, që po lufton edhe për inkuadrim në Bundesliga, pasi për momentin është pjesë e Ligës së Dytë, në raundin e parë të garave, ka eliminuar skuadrën e Magdeburgut, teksa më pas rrugës ka eliminuar edhe Dynamo Dresdenin dhe Borussia Dortmundin. Nga ana tjetër, Union Berlin ka pasur rrugë më të lehtë, pasi me automatizëm ka kaluar raundin e parë, teksa më vonë ka eliminuar Waldhofin dhe Hertën e Berlinit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Alte Forsterei”, teksa skuadra që do të fitojë përballjen kalon tutje në gjysmëfinale.