Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekskluzive në Artmotion dhe Klan Kosova: Kosova sfidon Guinenë në miqësore, debutojnë lojtarët e Superligës

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 08.06.2021 09:00

E marta e 8 qershorit shënon një ditë të madhe për futbollin kosovar, kjo pasi që do të kemi debutime të reja në përfaqësuesen A të “Dardanëve” për duelin me Guinenë.

Trajneri Bernard Challandes ka ftuar shumë prej yjeve të Superligës të cilët do të mund t’i shohim në aksion me fillim nga ora 16:00 live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2 dhe Klan Kosova.

“Dardanët” në këtë sfidë, që luhet në Turqi, vijnë me një rekord prej katër fitoreve dhe dy humbjeve në gjashtë përballjet e fundit, derisa nga ana tjetër Guinea ka luajtur më shumë ndeshje në vitin 2021, saktësisht 11 dhe nga to ka katër fitore, tri barazime dhe po aq disfata.

Barra e përfaqësueses kosovare në këtë duel miqësor do të bie mbi lojtarët e Superligës dhe disa prurjeve të reja nga futbolli turk, slloven dhe ai zviceran, teksa lojtarët kryesorë do të jenë të gjithë në pushim.

Guinea ka një skuadër për të mos u nënvlerësuar pasi në të luajnë lojtarë të top skuadrave franceze si Lille, Saint-Etiene dhe Lens.

Kosova, 11-shja e mundshme startuese:

Bekaj – Thaqi, Jashanica, Domgjoni, Bajselmani – Zejnullahu, Loshaj, Baftiu, Hoxha, Topalli – Daku

Guinea, 11-shja e mundshme startuese:

M.Camara – Cisse, Pogba, Sow, Sylla – A.Camara,  I.Camara, Mara – Barry, Kaba, Kante

lajme të ngjashme