Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekskluzive: Kapet rreth një kilogram drogë në Pejë

NULL NULL
11.07.2025 17:36

Prokuroria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë në Pejë kanë zhvilluar një bastisje në këtë qytet.

Klankosova.tv mëson ekskluzivisht se në këtë bastisje është kapur rreth një kilogram drogë dhe dy armë, teksa lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Droga dhe armët janë sekuestruar, ndërsa personi i cili dyshohet për këto dy vepra penale, për momentin gjendet në arrati, ku policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

lajme të ngjashme