“Unë mendoj se kjo vepër përdor një koncept metafizik audio-viziv, që ruan një konsekuencë stilistike. Aty interpretohet si duhet fjala ‘flutur’, që gjendet andejpari si fjalë kyçe, teksa fluturon nëpër një mosprani koherente njerëzore, duke i hapur rrugë unike tingullit të kitarës, muzikës, zërit e mbi të gjitha lajmit”, ka thënë për revistën artisti dhe kritiku Tonin Berisha, që jeton dhe vepron në Belgjikë.

Ndërkaq, për historianin dhe analistin politik Bashkim Ibrahimi, “ka qenë momenti i duhur që kjo këngë ta përhapë të vërtetën që armiqtë janë munduar ta fshehin”,raporton Revista “Perdja”.

Për të mos humbur kohë më shumë: A e dini se cili lajm po e çmend Serbinë? Cilat fjalë rrisin inteligjencën e shqiptarëve? Pse armiqtë duan ta shkatërrojnë këtë këngë dhe pse nuk do ta besoni këtë që do ta lexoni?

Për këto dhe shumë të tjera, bëhuni pjesë e së vërtetës dhe dëgjojeni e shikojeni këtë vepër të rrallë audio-vizive të bazuar në ngjarje të vërtetë.