Ekskluzive: Dalibor Jevtiq flet në Info Magazine të Klan Kosovës NULL NULL 24.10.2018 15:37 24.10.2018 15:37 Në Info Magazine të Klan Kosovës për herë të parë pas më shumë se gjashtë muajsh flet Dalibor Jevtiq, zëvndëskryeministër i Qeverisë së Kosovës. Në intervistën me gazetarin Besnik Tahiri ai do të flas për Ushtrinë e Kosovës, korrigjimin e kufijve, dialogun dhe tema të tjera aktuale. Jevtiq ka dhënë edhe një detaj interesant rreth vizitës së Marko Gjuriqit në Kosovë gjatë marsit kur edhe ai u arrestua për shkak se hyri ilegalisht në vendin tonë. Ai ka thënë se kishte pasur një thirrje nga kryeministri Ramush Haradinaj i cili i kishte thënë që Gjuriq të mos vinte në Kosovë. Ministri serb për Kthim dhe Komunitete gjithashtu ka bërë me dije se kjo nuk ka qenë hera e parë që shefi i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq kishte hyrë ilegalisht në veri të Kosovës. Se çka i tha Jevtiqit, zëvendësndihmës sekretari amerikan, Matthew Palmer mësojeni në orën 17:30 në Info Magazine. Mos e humbisni! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025