Ekskluzive: ‘Beqë fajdexhia’ kapet me armën me fishek në tytë para Gjykatës në Prishtinë NULL NULL 18.06.2025 13:16 18.06.2025 13:16 Beqir Hoxha nga Prizreni, i njohur si “Beqa”, i dënuar në fillim të këtij muaji për fajde, është arrestuar sot te Pallati i Drejtësisë, në ditën kur nisi gjykimi për rastin e birit të tij, i përfshirë në një incident para disa muajsh në Prizren. Klankosova.tv ka mësuar se Hoxha është kapur me armë zjarri te Gjykata Themelore në Prishtinë, ku ishte paraparë të zhvillohej seanca fillestare ndaj djalit të vet, Veton Hoxha. Sipas informacioneve të para, pas ekzaminimit, u zbulua se në tytën e armës kishte një fishek. Policia e Kosovës e ka arrestuar Beqën dhe rasti është proceduar me vendim të Prokurorit të Shtetit. Beqa është emër i njohur për organet e rendit, sidomos për rastin e rëndë për fajde – ku muajin e kaluar u dënua nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 4 vjet burgim dhe një gjobë prej 5,000 € për marrje të paligjshme të kamatave prej 78,000 euro. ‘Beqa’ i Prizrenit i akuzuar për fajde dënohet me 4 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 36 minuta më parë