Ekskluzive: Abrashi dhe Gecaj shkojnë në veri (VIDEO) NULL NULL 01/10/2015 01/10/2015 Ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me zëvendës Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, e kanë vizituar sot komunës e Leposaviqit. Në një ndër vizitat e rralla në veri të zyrtarëve qeveritarë, ata takuan kryetarin e kësaj komune Dragan Jabllanoviq. Ky i fundit ka thekusar se kanë nevojë për ndihmë nga Prishtina, ndërsa Abrashi e Gecaj në këtë takim thanë se po arrihet që pak e nga pak të integrohet veriu. Kronikën më të zgjeruar rreth kësaj vizite mund ta ndiqni ekskluzivisht në edicionin e lajmeve të orës 20:00 në Klan Kosova.