Ekonomia me rritje për 4.27% në tremujorin e dytë, ulet dhe inflacioni – sipas Muratit NULL NULL 20.09.2024 18:59 20.09.2024 18:59 Ministri i Financave, Hekuran Murati Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar me rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit. Sipas Muratit, rritja shënohet me 4.27 për qind, njofton Klankosova.tv. “Pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2 për qind, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Evropiane, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë”, shton tutje ministri në rrjetin social në Facebook. “Ky është sinjal që politikat e qeverisë sonë për mbështetje të bujqve, për mbështetje të bizneseve prodhuese, dhe masave mbështetëse të punësimit po funksionojnë”.