Ekonomia greke nuk do të mbyllet përsëri për shkak të COVID-19 NULL NULL 04.07.2021 16:19 04.07.2021 16:19 Ekonomia e Greqisë nuk do të mbyllet përsëri për shkak të pandemisë së koronavirusit, nëse do të ishte vetëm për të mbrojtur një pakicë të pavaksinuar, tha Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis. Greqia ka dalë mirë në valën e parë të COVID-19 vitin e kaluar. Por një rigjallërim i infeksioneve COVID-19 e ka detyruar vendin të vendosë kufizime bllokimi që nga nëntori, të cilat i kanë kushtuar shumë miliarda euro – një ekonomie që dalë ngadalë nga një krizë dekadëshe, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv. Greqia ka lehtësuar kufizimet ndërsa infeksionet e reja kanë shënuar rënie, por shqetësimet po rriten për përhapjen e variantit më ngjitës Delta. Me rreth 35 përqind të 11 milionë popullsisë së saj të inokuluar plotësisht teksa qeveria javën e kaluar u ofroi të rinjve të holla për të rritur normat e vaksinimit. “Kur vendosëm masa të përgjithshme, nuk kishte vaksina. Tani kemi vaksina”, tha Mitsotakis. Mitsotakis tha se ai nuk mund t’i bëjë të detyrueshme vaksinimet. “Por të gjithë marrin përgjegjësinë e vet. Vendi nuk do të mbyllet përsëri për mbrojtjen e disa të pavaksinuarve.”