Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekonomia e Japonisë tkurret papritur pas rënies së jenit

NULL NULL
15.11.2022 12:08

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) ka shënuar rënie vjetore prej 1.2% në tre muajt deri në fund të shtatorit, ndërkohë njerëzit frenuan shpenzimet e tyre pas një ngadalësimi global të rrjedhjes ekonomike.

Megjithatë, ekonomistët presin që ekonomia e tretë më e madhe në botë, ajo e Japonisë të shmangë recesionin ndërsa rikuperohet këtë vit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ne presim një rikthim në zgjerim”, deri në fund të vitit 2022, tha ekonomisti japonez, Darren Tay.

Ekonomia japoneze “do të përfitojë nga një rikthim në turizmin hyrës dhe një bilanc tregtar më i fortë. Por rreziqet e virusit dhe rritja e inflacionit do të kufizojnë shtrirjen e rimëkëmbjes”, shtoi ai.

Së bashku me ngadalësimin e ekonomisë globale dhe rritjen e inflacionit në të gjithë botën, Japonia ka luftuar pasi monedha e saj ra në vlerë kundrejt dollarit amerikan këtë vit.

Muajin e kaluar, jeni arriti në nivelet më të ulëta 32-vjeçare kundrejt dollarit, gjë që e ka bërë koston e mallrave të importuara nga nafta deri te ushqimet më të shtrenjta për familjet dhe bizneset japoneze.

Rënia e jenit në muajt e fundit është nxitur nga diferenca midis normave të interesit në Japoni dhe SHBA, pasi që nga marsi, Rezerva Federale e SHBA-së ka rritur në mënyrë agresive normën e saj kryesore të interesit ndërsa përpiqet të trajtojë rritjen e kostos së jetesës.

lajme të ngjashme