Ekipi i Von der Leyen siguron përkrahjen e Parlamentit Evropian NULL NULL 27.11.2024 14:44 27.11.2024 14:44 Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian, përpara një votimi për miratimin e Komisionit të ri Evropian, në Strasburg, Francë, 27 nëntor 2024. REUTERS Ursula von der Leyen të mërkurën siguroi mbështetjen e Parlamentit Evropian për ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian. Kësisoj asaj i është hapur rruga të marrë detyrën në fillim të muajit të ardhshëm mes sfidave në rritje në Evropë dhe përtej Atlantikut. Shumica e ligjvënësve në Parlamentin Evropian miratuan të mërkurën Komisionin e ri, të kryesuar nga Ursula von der Leyen për një mandat të dytë. 370 ligjvënës votuan për ekipin e ri ekzekutiv të Bashkimit Evropian, ndërsa 282 votuan kundër. Në fjalimin e saj hyrës, von der Leyen premtoi një komision të fokusuar drejtpërsëdrejti në ringjalljen e ekonomisë së ndenjur të BE-së, rritjen e konkurrencës, shkurtimin e burokracisë, zhbllokimin e investimeve dhe mbylljen e hendekut të inovacionit me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën. Mbështetja për Ukrainën, mbrojtja, menaxhimi i migracionit, zgjerimi, veprimi i klimës, reforma buxhetore dhe sundimi i ligjit do të jenë gjithashtu ndër prioritetet kryesore të ekipit të saj, që do të formohen nga zhvendosja graduale e bllokut në të djathtë, transmeton Klankosova.tv