Ekipet turke trajnojnë FSK-në NULL NULL 07.12.2024 18:45 07.12.2024 18:45 Ekipet turke trajnojnë FSK-në. Foto: Ejup Maqedonci / FB Forcat e Armatosura të Turqisë kanë trajnuar ushtarët e FSK-së. Trajnimi u bë me armë automatike, dhe me snajper, njoftoi ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci. “Qëllimi i trajnimeve është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë”, shkroi ai në Facebook, përcjell Klankosova.tv. “Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të bashkëpunimit në vazhdimësi kanë dhënë kontributin e tyre në ngritjen profesionale dhe teknike të FSK-së”, u shpreh tutje ministri.