Egjiptiani që po e pushton Evropën – jo, nuk është Mo Salahu NULL NULL 12.11.2024 21:31 12.11.2024 21:31 Mohamed Salah e ka nisur fuqishëm kampanjën e tij për Topin e Artë, pasi u injorua tërësisht sezonin e kaluar duke mos u nominuar fare. Mirëpo, është një tjetër egjiptian që po çon pluhur në Evropë. Bëhet fjalë për Omar Marmoushin i cili brenda këtyre muajve numëron 18 kontribute për gol në Bundesligë. Prej tyre, ai i ka 11 gola, ndërkaq ka ndihmuar edhe me shtatë asistime. 25-vjeçari ka kontribuuar në 69 për qind të golave të klubit të tij, Eintracht Frankfurt. Nuk do mendje që kësisoj ai e ka marrë vëmendjen e top klubeve evropiane, si Bayern Muncheni, Barcelona e Manchester Unitedi.