Egeland: Vdekjet e civilëve në Gaza janë një njollë për Izraelin dhe aleatët e tij NULL NULL 05.12.2023 16:11 05.12.2023 16:11 Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve, Jan Egeland tha se bombardimi i Gazës “tani renditet ndër sulmet më të këqija ndaj çdo popullsie civile në kohën tonë”. “Kolegët tanë në Gaza i bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë: si ndodh që këto mizori shpërndahen në të gjithë botën për t’i dëshmuar të gjithë, dhe megjithatë është bërë kaq pak për t’i ndaluar ato?”, deklaroi ai. “Vendet që mbështesin Izraelin me armë duhet të kuptojnë se këto vdekje civile do të jenë një njollë e përhershme në reputacionin e tyre. Ata duhet të kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm në Izrael dhe Gaza”, theksoi Egeland, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.