Edmond Azemi ia dhuron një top, Albin Kurti: Do të shënojmë më 14 shkurt NULL NULL 31.01.2021 20:45 31.01.2021 20:45 Basketbollisti i mirënjohur Edmond Azemi i ka vizituar zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Edmond Azemi ua ka dhuruar një top të basketbollit me nënshkrimin e tij, njofton Klan Kosova. “Ai na e dhuroi një top të nënshkruar prej tij, dhe ne i premtuam që ditë më të mira po vijnë për fushën e sportit. Krejt dhe drejt do të shënojmë fitoren plebishitare me 14 shkurt”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook: Edmond Azemi na vizitoi sonte. Evokuam shumë ndeshje historike të basketbollit vendor e ndërkombëtar dhe diskutuam për mbështetjen që ne duhet e do t’i japim basketbollit dhe sportit në përgjithësi. Me kaq shumë rini që kemi, sportit i nevojiten shumë më tepër investime. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë në Prishtinë dhe kandidatin tonë për deputet, Arben Vitia, e falënderuam Edmondin për mbështetjen e tij. Ai na e dhuroi një top të nënshkruar prej tij, dhe ne i premtuam që ditë më të mira po vijnë për fushën e sportit. Krejt dhe drejt do të shënojmë fitoren plebishitare me 14 shkurt. klankosova.tv