Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edicion fantastik për Kosovën e Dyseldorfit, vendi i parë me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë

NULL NULL
12.11.2024 13:47

Skuadra shqiptare, Kosova e Dyseldorfit, po kalon një sezon fantastik në Landesliga Niederrhein të Gjermanisë.

Kosova Dusseldorf pas fitores së fundit ndaj Cronenberg Foto: Jacob Kingsley Amuah

Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara në edicionin 2024/25, kjo skuadër e kryeson renditjen tabelare me 33 pikë të grumbulluara, duke arritur kuotën e 10 fitoreve, 3 barazimeve dhe vetëm një humbje.

Tre tifozë të rinj shqiptarë, në mbështetje të FC Kosova Dusseldorf Foto: Jacob Kingsley Amuah

Ekipi i shqiptarëve poashtu ka shënuar më së shumti gola në Grupin 1 të Landesligës, plot 42, kurse ka pësuar më së paku, vetëm 12, raporton Klankosova.tv.

Renditja tabelare në Grupin 1 të Landesliga

Në përballjen e fundit, Kosova mposhti si mysafire 0-3, ekipin e Cronenberg.

Futbollistët e Kosova Dusseldorfit duke festuar pas fitores
Foto: Jacob Kingsley Amuah

Kjo skuadër e shqiptarëve në Gjermani, të dielen e 17 nëntorit do ta luaj ndeshjen revyale të Superkupës Kosovë – Diasporë, ndaj kampionëve të Kosovës, FC Ballkanit!

 

lajme të ngjashme