Edi Rama: O me meksikanin, o me Florianin (VIDEO) NULL NULL 23.08.2022 15:25 23.08.2022 15:25 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pritur sot në zyrën e tij boksierin e mirënjohur, Florian Markun. Marku të enjten do të ndeshet në “Air Albania” me meksikanin Miguel Parra Ramirez, ku synon gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC, njofton Klan Kosova. Rama në llogarinë e tij në Facebook e ka plasuar një video, ku shihet së bashku me Markun duke shkëmbyer dhurata. Ai ka treguar se të enjten fizikisht nuk do të jetë në Tiranë, por u ka bërë thirrje qytetarëve që ta përcjellin ndeshjen. “O me meksikanin, o me Florianin”, dëgjohet duke thënë kryeministri shqiptar, gjë që e bën boksierin të qesh. Kujtojmë se Florian Marku sot gjatë ditës është pritur në takim edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evis Kushi. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje. Në prag të ndeshjes së ëndrrave, Florian Marku pritet në takim nga Evis Kushi klankosova.tv