Edi Rama arrin në Moskë (VIDEO) NULL NULL 11 months më parë 11 months më parë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme ka arritur në Moskë të Rusisë. Top Channel ka siguruar ekskluzivisht edhe videon e arritjes së kryeministrit Rama së bashku me stafin e tij në Moskë. Në Rusi kryeministri i Shqipërisë shkon nën petkun e shefit të OSBE-së, ku ditën e nesërme pritet të takohet me shefin e diplomacisë ruse Lavrov. Kryetema e këtij takimi pritet të jetë situata e tensionuar në kufirin Rusi-Ukrainë. Kujtojmë se më herëtRama ka folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku parashtroi edhe tri prioritetet e tij në misionin e ri duke e nisur me Ukrainën. Teksa tregoi për vizitën e tij të parë në Ukrainë para disa ditësh, kreu i qeverisë shqiptare tha se mbështet përpjekjet tripalëshe për paqen. “Veprimtaria jonë do mbështetet në 3 shtylla. Do mbështesim përpjekjet tripalëshe por duhet vullnet politik nga të gjitha anët, pasi ai është kyç për paqen. Sigurova homologët për përpjeket e mia për paqe”, kishte deklaruar Rama.