Edhe serbët e veriut pjesë e regjistrimit të popullsisë në vitin 2023 (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 02.10.2022 20:54 nga Flamur Gajtani 02.10.2022 20:54 Shteti i Kosovës vitin e ardhshëm do ta bëjë hap të rëndësishëm drejt integrimeve evropiane. Nis nga 1 shtatori i 2023 e deri më 17 tetor të atij viti, do të nis regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, vendim ky nga mbledhja e fundit e qeverisë. Evidentimi i të dhënave demografike që do të ndodh për herë të pas 12 viteve, do të bëhet në mënyrë elektronike. Përveç avancimit të metodës nga 2011-ta këtë herë pritet të përfshihet edhe veriu duke përshtatur edhe materialet. Për procesin që nis pas 11 mujash, nga Zyra e Kryeministrit do të zgjidhet dikush që udhëheq atë, por i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës. Regjistrimi i popullsisë, ishte në plan të bëhej më 2021, por u shty shkaku i pandemisë dhe që atë vit në Kosovë u mbajtën dy palë zgjedhje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 07/10/2024
Kosova "Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës" - Rexhaj flet për qeverinë Kurti 07/10/2024