Edhe Rutte do t’i bashkohet takimit Trump – Zelensky NULL NULL 17.08.2025 13:45 17.08.2025 13:45 NATO Secretary General Mark Rutte visits Kiev and meets with the President of Ukraine, Volodymyr Zelensky Shefi i NATO-s, Mark Rutte, është poashtu pjesë e listës së liderëve evropianë që do të marrin pjesë në takimin Trump-Zelensky nesër në Uashington. Në takimin e së hënës do të marrin pjesë edhe emra të tjerë përfshirë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Zelensky do të shoqërohet gjithashtu nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kjo vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump thuhet se u bëri një ftesë udhëheqësve evropianë. /Klankosova.tv