Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe Ridley Scott i “shan” filmat me superheronj

NULL NULL
15.11.2021 17:53

Regjisori i famshëm britanik, Ridley Scott, i ka quajtur filmat me superheronj të bajatshëm, por duke u shprehur me profanitet.

Këto vitet e fundit një numër regjisorësh prestigjiozë kanë dalë kundër suksesit të filmave të Marvelit, mes tyre edhe Martin Scorsese e Denis Villeneuve.

“Filmat më të mirë udhëhiqen nga personazhet, dhe më lini të dal te superheronjtë pas kësaj nëse doni, sepse i shkatërroj. I *** shkatërroj. Janë të bajatshëm sa s’ka”, ka thënë Scott duke përdorur fjalë të cenzurueshme në anglisht.

“Skenaret e tyre nuk janë fare të mira. Mendoj që i kam bërë tre filma të mrekullueshëm me superheronj. Njëri do të ishte “Alienët” me Sigourney Weaver. Tjetri do të ishte Gladiatori, dhe tjetri do të ishte Harrison Fordi [Blade Runner]. Ata janë filma me superheronj”.

“Pse filmat me superheronj nuk kanë tregime më të mira. Më falni. Dola pak prej binarëve ama ju lutem!”

lajme të ngjashme