Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe Portugalia njeh shtetin palestinez

NULL NULL
21.09.2025 23:35

Portugalia edhe zyrtarisht e ka njohur shtetin e Palestinës.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Paulo Rangel, në New York.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Rangel ka deklaruar se një zgjidhje me dy shtete është “e vetmja rrugë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Ai shtoi se qeveria riafirmon “të drejtën e Izraelit për të ekzistuar” dhe “nevojat e tij efektive të sigurisë”, si dhe “dënon edhe një herë sulmet e tmerrshme terroriste të 7 tetorit” të kryera nga Hamasi.

Po ashtu sot, shteti palestinez është njohur nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia.

Ky veprim, është kundërshtuar ashpër nga Izraeli, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri Benjamin Netanyahu, tha se “nuk do të ketë shtet palestinez”.

lajme të ngjashme