Edhe Podujeva nën hetim për manipulime me votat e 28 dhjetorit NULL NULL 02.02.2026 10:37 02.02.2026 10:37 Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtave të votimit, në Podujevë. Edhe kjo komunë do të jetë nën llupën e Krimeve Ekonomike, si pasojë e dyshimeve për manipulim, raporton Klankosova.tv Gjatë këtij procesi, sipas Prokurorisë, ekzistojnë dyshime se janë evidentuar parregullsi, përkatësisht mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. “Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës, mbeten të përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre qe bien ndesh me ligjin”. Kujtojmë se të gjitha Prokuroritë janë aktivizuar për hetimin e rasteve të tilla, që kanë rezultuar edhe me aksione në disa qytete/Klankosova.tv