Edhe Podujeva me parking nëntokësor (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 13.05.2023 20:31 nga Drin Demiri 13.05.2023 20:31 Parkingu anash rrugës nuk po mjafton. Andaj jo rrallë, në Podujevë veturat parkohen në trotuar. Por, këtë hall mund mos ta kenë llapjanët së shpejti. Komuna ka nisur procedurat për të ndërtuar parking nëntokësor në qendër të qytetit, që do të ketë kapacitet për 300 makina, njofton Klan Kosova. Projekti do të realizohet përmes partneritetit publiko-privat, me kompaninë e cila do të përzgjedhet sipas kritereve. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.