Edhe një fitore e Kosovës në futsall NULL NULL nga Jon Ajeti 09.04.2022 17:58 nga Jon Ajeti 09.04.2022 17:58 Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka arritur edhe fitoren e dytë në kualifikimet e botërorit 2024 në kuadër të grupit C. Pasi mposhti Bullgarinë, viktima e radhës e “Dardanëve” ishte Skocia. Kosova fitoi me rezultat 4-1 me tre golat e Drilon Maxharaj dhe një tjetër nga Endrit Hajdini, njofton KlanKosova.tv. Më këtë triumf ekipi i selektorit Arben Simitçiu, është një hap larg kalimit në fazën tjetër për t’iu bashkuar 24 shteteve tjera. Ndeshjen e fundit të kësaj faze kualifikuese Kosova e luan me Armeninë, më 11 prill. Ky cikël kualifikues është duke u zhvilluar në Bullgari.