Edhe një burrë e një grua rrihen mes vete në gjendje të dehur, kësaj here në Gjakovë NULL NULL 01.07.2024 10:06 01.07.2024 10:06 Dyshohet se një burrë dhe një grua janë përleshur mes vete, derisa ishin në gjendje të dehur. Rasti raportohet të ketë ndodhur në Gjakovë dhe nga policia po trajtohet si dhunë në familje, përcjell Klankosova.tv. E dyshuara është arrestuar dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur. “Është raportuar se dy të dyshuar një femër kosovare dhe një mashkull kosovar në gjendje të dehur, janë përleshur në mes vete. E dyshuara është arrestuar dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.