Edhe Mercedesi si VW-ja, thonë ambientalistët gjermanë NULL NULL 18.12.2015 12:42 18.12.2015 12:42 Në bazë të disa testeve të kryera ambientaistët gjermanë kanë thënë se gjigandi i prodhimit të makinave ka thyer rregullat për sasinë e emetimit të gazrave - oksidit të nitrogjenit. Grupi i lobistëve ambientalistë gjermanë DUH ka thënë se emetimi i oksidit të nitrogjenit në modelin C-Class 200 CDI ka kaluar limitet Euro-5, duke iu referuar testeve të kryera nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Bern, Zvicër. DUH ka thënë se modelet dizel të makinës kanë emituar dy herë më shumë sesa lejohet oksid nitrogjeni kur testet janë bërë me standardet evropiane.