Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe ish-presidentja Jahjaga i bashkohet garës së shofereve nga rajoni

NULL NULL
23.06.2019 16:52

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot ka marrë pjesë në garën “Auto Slalom” që u mbajt në Ferizaj.

Jahjaga tha se kishte kënaqësinë të garonte me këto gra  që ajo i quan super-vozitëse.

“E diela sportive! Pata kënaqësinë që, në kuadër të Kampionatit të organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës në qytetin e Ferizajt të garojë me gra super-vozitëse nga i gjithë rajoni në disiplinën “Auto Slalom””.

“Jemi mësuar t’i heqim barrierat e pengesat që na vendosen përpara në çdo sferë të jetës, por sot u dasht t’i anashkalojmë pak”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

lajme të ngjashme