Edhe Fushë Kosova ndalon doracakun e “Edukimit Seksual” NULL NULL 14.11.2024 20:34 14.11.2024 20:34 Komuna e Fushë Kosovës. Foto nga Facebooku. Pas Prishtinës, Skenderajt dhe Lipjanit, edhe komuna e Fushë Kosovës ka ndaluar përdorimin e doracakut të “Edukimit Seksual” Në njoftimin e kësaj komune thuhet se përfaqësuesit e saj nga Drejtoria e Arsimit edhe gjatë diskutimeve me MASHT lidhur me këtë temë kanë shprehur shqetësimin për përmbajtjen e udhëzimeve ku janë paraparë aktivitete në praktikë, siç thuhet, prekje me fëmijë nën moshën adekuate. “Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk ka marr për bazë vërejtjet dhe shqetësimet e arsyeshme të shprehura nga zyrtarët kompetent të fushës së arsimit e përfaqësuesve të prindërve dhe përmbajta si e tillë e miratuar nga MASHT është e dëmshme dhe e papranueshme”. “Ne besojmë se kjo përmbajtje është e dëmshme dhe abuzuese me fëmijët dhe besojmë fuqishëm që ky vendim për mos aplikimin e doracakëve është në interesin e nxënësve dhe prindërve të komunës sonë”, thuhet tutje në njoftimin e komunës./Klankosova.tv