Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe Franca cakton emisar për Ballkanin problematik (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 11.10.2023 20:41

Franca është superfuqia tjetër botërore e cila këto ditë emëroi një emisar për Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit të qeverisë franceze, këtë post tash e tutje do e mbajë diplomati, Rene Troccaz.

Njoftimi thotë se Troccaz “do jetë i përfshirë në çështjet më të rëndësishme rajonale, në koordinim me partnerët evropian e amerikan”.

Po sipas njoftimit nga shteti që udhëhiqet nga Emmanuel Macron, emisari Troccaz do monitorojë nismat e bashkëpunimit rajonal, enkas “Procesin e Berlinit”.

Valon Murtezaj, ligjërues në shkollën IESEG në Paris, thotë se janë dy arsye madhore që e bënë Francën ta emërojë Troccazin. Sipas tij, ato janë: “agresioni rus në Ukrainë dhe nevoja për një Evropë më të fortë si aktor global”.

lajme të ngjashme