Edhe dy akuza të reja ndaj R Kelly NULL NULL 21.02.2019 22:00 21.02.2019 22:00 RKelly sapo është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale nga dy gra që treguan historitë e tyre për herë të parë. Sipas tyre ato dolën publikisht ngase duan të inkurajojnë viktimat e tjera që të vijnë përpara gjithashtu. Gratë përfaqësohen nga Gloria Allred, e cila u tregua e ashpër ndaj këngëtarit në konferencën për shtyp të NYC duke e akuzuar atë për përdorimin e famës së tij për të manipuluar dy adoleshente në vitin 1995. Ajo pretendon se i ka furnizuar me drogë dhe alkool për të përfituar prej tyre seksualisht. Allred thotë se historia e grave përshtatet me një model të sjelljes grabitqare nga R Kelly. “Nuk keni ku të vraponi ose të fshiheni dhe nuk do të mund t’i ikni kësaj” është shprehur avokatja. Ndaj R Kelly ka pasur edhe disa akuza të tjera nda disa gra lidhur me abuzim seksual kur ato ishin të mitura, si dhe për keqtrajtim dhe mbajtje kundër vullnetit të tyre.