Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe Dua Lipa mori pjesë në koncertin ‘rikthyes’ të Adele

NULL NULL
07.11.2021 14:03

Dua Lipa bashkë me Alesha Dixon dhe Kate Garraway u panë në Londër për koncertin e parë të këngëtares Adele pas katër vitesh, të shtunën mbrëma, përcjellë Klankosova.tv.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore kishte të veshur një fustan rozë, të punuar nga stilistja Blumarine, në dorë mbante një çantë po ashtu ngjyrë rozë të kombinuar edhe me sandale me rripa.

Rikthimi i këngëtares së “Someone Like You” në skenë u regjistrua si pjesë speciale e ITV, e titulluar ‘An Audience With Adele’, e cila do të transmetohet të dielën e 21 nëntorit.

Adele, e cila kohët e fundit ka publikuar këngën e re “Easy On Me” pas gjashtë vitesh, do të performojë edhe këngë të reja nga albumi i saj i ardhshëm.

Miqtë e famshëm të këngëtares Adele thuhet se u pritën më pas në një bar, me pije falas.

lajme të ngjashme