Edhe 80 fermerë mitrovicas përfitojnë serra nga Komuna NULL NULL 20.04.2018 12:06 20.04.2018 12:06 Komuna e Mitrovicës po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme në bujqësi. Kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri dhe drejtori për Bujqësi, Ekrem Sadiku, kanë nënshkruar të premten kontratat me 80 fermerë përfitues të serrave. Bahtiri me këtë rast tha se është i lumtur që Komuna është në gjendje që të ndihmoj sektorin e bujqësisë, përkatësisht fermerët e komunës përmes projekteve të ndryshme. Ai i njoftoi fermerët e pranishëm në sallë ku po nënshkruheshin kontratat, se Komuna do të mbështesë të gjithë fermerët që paraqesin projekte interesante, duke ju siguruar kredi bankare në vlerë deri në 10.000 euro, me afat kthimi prej tri vitesh. Ndërkaq, i pari i Bujqësisë në këtë qytet, Ekrem Sadiku tha se nga 80 serra, dhjetë janë të mëdha, me mbi 200 metra katrorë, kurse të tjerat janë serra familjare, për të cilat komuna ka siguruar subvencione në vlerë prej 40.000 euro, transmeton Klan Kosova.