Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe 2 ditë nga turneu ndërkombëtar Fushë-Kosova Open 2025 (VIDEO) 

NULL NULL
21.02.2025 08:35
Isak Curri, përfaqësues i turneut ndërkombëtar Fushë-Kosova Open 2025

Më 23 shkurt 2025, në Palestrën Sportive të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Imperium” në Bardhosh të Prishtinës, do të mbahet turniri ndërkombëtar i karatesë “Fushë-Kosova Open 2025”.

Sipas përfaqësuesit Isak Curri, i cili foli në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë mbi 500 sportistë nga vende dhe klube të ndryshme të rajonit.

Garuesit do të jenë nga mosha 7-vjeçare e deri te kategoria e të rriturve, e synon të promovojë sportin e karatesë duke sjellë një garë të nivelit të lartë për sportistët dhe adhuruesit e këtij arti marcial,  njofton Klankosova.tv.

Turniri organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha.

Intervisten e plotë, ndiqeni në videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme