Ed Sheeran tregon këshillën e gabuar që i’a dha Taylor Swift në muzikë NULL NULL 26.06.2021 16:00 26.06.2021 16:00 Këngëtari i njohur anglez, Ed Sheeran, ka folur për miqësinë e tij me këngëtaren Taylor Swift dhe ka treguar për një këshillë të gabuar që i ka dhënë asaj. 30 vjeçari i dhe ylli i “Shape of You” në një intervistë në “100.5 Fresh Radio” tregoi se si është njohur me Swift dhe se çdo herë konsultohen për gjithçka, shkruan Just Jared , transmeton klankosova.tv. “Ajo luajti “Blank Space” dhe “Bad Blood” dhe më pyeti se cila duhet të dalë e para dhe përgjigjia ime se patjetër “Bad Blood” ndërsa që padyshim ‘’Blank Space’’ është kënga e saj më e mirë”, ka thënë Sheeran. Ndërsa këngëtari pranoj që ka gabuar në mënyrë mjaft të qetë dhe duke qeshur.