Ed Sheeran nuk arrinë të performojë në rrugë, pengohet nga policia në Indi NULL NULL 10.02.2025 17:19 10.02.2025 17:19 Ylli britanik i popit, Ed Sheeran u ndalua të performonte në qytetin jugor të Indisë, Bengaluru, pasi policia i tha atij se nuk kishte leje për të performuar në rrugë. Muzikanti u filmua duke kënduar këngën e tij hit “Shape of You” dhe duke luajtur kitarë në qendër të Bengaluru-së. Kanalet televizive indiane paraqitën edhe momentin kur një oficer policie eci drejt Sheeran dhe i hoqi mikrofonin në mes të performances, shkruan Klankosova.tv Momenti u bë viral në mediat sociale, me një përdorues që postoi një pjesë të performancës së Sheeran në X. A police officer unplugs Ed Sheeran’s equipment during a street performance in India: “We have permission to be here, but this policeman is shutting it down. See you later!” pic.twitter.com/X5MMq7Zlia — Pop Base (@PopBase) February 10, 2025