Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Eagles of Death Metal përsëri në Paris

NULL NULL
08.12.2015 09:05

Eagles of Death Metal, është rock grupi që ka performuar në teatrin tashmë famkeq Bataclan ku ndodhën sulmet në Paris.

Ata janë rikthyer përsëri në Paris në më pak se një muaj prej kur ndodhi sulmi brutal që morri jetën e më shumë se 130 personave, transmeton Klan Kosova.

Eagles of Death Metal, janë ftuar nga rock grupi i njohur U2, për të marrë pjesë në koncertin e tyre në kryeqytetin francez.

Kjo është edhe hera e parë që ky rock grup ka performuar në publik që prej natës së 13 nëtorit, ku performuan në teatrin Bataclan në të cilin vdiqën 89 persona.

“Atyre ia morrën skenën tre javë më parë – dhe ne po ia dhurojmë tonën sonte”, u shpreh Bono i U2.

Teksa po perfermonin jo shumë larg nga teatri Bataclan, vokalisti i Eagles of Death Metal, Jesse Hughes tregoi se çfarë ndjen për kryeqytetin e Francës.

“Paris ne të duam dhe nuk do të heqim kurrë dorë nga rock and roll”.

Përveç vokalistit të Eagles of Death Metal, që tregoi se sa shumë bashkëndjen me parisienët i ndjeshëm ishte edhe Bono që bëri edhe atë që di më së miri, këndoi një këngë për viktimat.

“Ne jemi në Paris – e po e ndjejë sikurse të gjithë bota është në Paris”.

“Ne të gjithë jemi parisien sonte”.

“Nëse beson në liri, atëherë Parisi është vendi yt i lindjes”, u shpreh Bono.

Bono gjithashtu ka shkruar një këngë të re për sulmet në Paris të titulluar “Streets of Surrender (SOS)”, për të gjithë personat që u vranë mbrëmjen e 13 nëntorit.

lajme të ngjashme