Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E vrau shoqen e ngushtë, më pas shkruan një libër

NULL NULL
16.07.2015 17:26

Keren Severson ka kaluar 21 vite në burg, sepse kishte vrarë shoqen e saj të fëmijërisë, Michelle Avila ‘Missy’.

47 vjeçarja, që në atë kohë ishte 22, ka folur për mënyrën se si ajo në bashkëpunim me shoqen e saj Laura Doyle e kanë vrarë shoqen e saj më të mirë.

Ajo tregoi që pasi që e kishin vrarë Missy e më pas trupin e saj e kishin hedhur në një lum, ka shkuar për në funeralin e saj që policët të mos dyshonin në të.

Severson tha që gjërat i ikën nga duart, sepse në fillim nuk dëshironte që t’a vriste por vetëm ta frikësonte.

“Unë vetëm dëshiroja t’a bëja të vuante”.

“Nëse shikojmë pas unë isha shumë xheloze ndaj saj”, është shprehur Severson.

Severson dhe viktima e saj, ishin takuar kur ishin shtatë vjeçar.

Ajo tregoi se Missy ishte një vajzë shumë e bukur.

“Missy ishte një vajzë jo shumë e dashur nga nxënësit e shkollës. Ndoshta sepse njerëzit ishin xheloz për pamjen e saj të bukur”, tha Severson.

Kurse Doyle dhe Missy, nuk ishin shoqe shumë të mira me nëjra-tjetrën.

Missy kishte filluar një lidhje dashurie me ish të dashurin e Doyle, dhe për këtë të fundit ishte një arsyje e mjaftueshme që t’a vriste.

Disa ditë pasi që trupi i Missy, ishte gjetur nga policia, Serverson shprehet se e ndiente si obligim të vizitonte familjen e saj.

“U ndjeva e obliguar ndaj familjes së Missy, pas asaj që kisha bërë”.

“Gjithashtu dëshiroja të dija nga afër për hulumtimet nga policia”, tha Serverson.

Ajo bashkë me bashkëpuntoren e saj në këtë krim, Doyle, të dyja 22 vjeçe në atë kohë, ishin dënuar me nga 21 vite burg dhe janë liruar në vitin 2011.

Severson, tashmë ndihet shumë e turpëruar për veprimin që kishte bërë.

Ajo shkon nëpër shumë shkolla të Kalifornisë, për t’i treguar të rinjëve për aktin mizor të saj, dhe për ti inkurajuar ata të mos veprojnë si ajo.

Severson, tani ka publikuar një libër autobiografik me titullin “Jeta që e jetova për shkak të një vrasje që kam kryer”.

 

 

lajme të ngjashme