Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E veja e Pryor e konfirmon se ai kishte bërë seks me Brandon?

NULL NULL
08.02.2018 22:05

Gruaja e komedianit të ndjerë amerikan, Richard Pryror, duket se ka mbështetur pohimet e Quincy Jones që kishte thënë së fundi se Pryor kishte bërë seks me Marlon Brandon.

Jones i kishte dhënë këto komente për Vulture, mes shumë pohimesh të tjera që ngjallën diskutime.

“Brando vinte me ne të kërcenim cha-cha. Ai mund të vallëzonte shumë mirë. Ishte djalli më sharmant të cilin do të mund ta njihnit”.

“Ai mund të shkër*** gjithçka”, shtoi Jones. “Gjithçka! Do ta shkër*** edhe një kuti postare. James Baldwin-in. Richard Pryor-in. Marvin Gaye-n…nuk ia ndjente”, kishte thënë Jones.

Në anën tjetër, TMZ tani raporton që e veja e Pryor, Jennifer, i ka “konfirmuar” pohimet e Jones për burrin e saj.

“Ishin të 70-tat! Drogat ishin ende të mira, veçanërisht quaaludes”, raportohet të ketë thënë ajo.

“Nëse merrje kokainë, do e shkër*** edhe një radiator dhe t’i dërgoje lule në mëngjes”.

Sipas së vejës së Pryor, komediani i ndjerë ishte i hapur në qarqet private për biseksualitetin e tij, dhe i dokumentonte aktivitetet e tij seksuale në ditarët e tij, e që ajo shpreson që t’i publikojë më vonë gjatë këtij viti.

lajme të ngjashme