Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E vazhdon dëshminë i 125-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, seanca e mbyllur

NULL NULL
27.03.2025 10:26

Në rastin e Thaçit dhe të tjerëve është duke vazhduar edhe të enjten seanca gjyqësore.

Dhomat e Specializuara të Hagës bëjnë të ditur se këtë mëngjes, ZPS-ja e thirri dëshmitarin e 125-të në gjykatë.

Ky është dëshmitar i mbrojtur Ë04419, dëshmia e të cilit po bëhet përmes videolidhjes dhe pritet të zhvillohet tërësisht në seancë të mbyllur.

Dje e ka përfunduar dëshminë Naim Maloku, i cili insistoi që UÇK-ja ishte ushtri vullnetare, e tillë u formua e në të kushdo hynte e dilte, po ashtu kur ia donte qejfi.

Maloku mund të jetë dëshmitari i fundit publik i prokurorisë. 2 pas tij janë planifikuar të flasin në seanca private, ku njëri prej tyre është duke folur sot.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. Të njëjtit akuzohen për krime lufte. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme