E tmerrshme: Mjekja shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së NULL NULL 27.03.2026 08:43 27.03.2026 08:43 Një specializante e Internos raportohet se është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht tek Klinika e Ortopedisë. Kështu bëjnë të ditur burime të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka. Bazuar në këto burime, mjekja e re është shtatzënë, dhe aktualisht po trajtohet në Klinikën Emergjente për plagë në kokë, transmeton klankosova.tv. Kujtojmë se gazetarja Uka ka raportuar plot herë se si mjekët, infermierët e stafi i QKUK-së kanë pësuar nga qentë endacakë, në vendin ku punojnë. Sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së infermierja shtatzënë