Sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së infermierja shtatzënë NULL NULL 13.12.2024 17:52 13.12.2024 17:52 Qentë endacakë. Foto: Ilustrim Infermierja e Onkologjisë me iniciale L.B., e cila është shtatzënë është sulmuar nga rreth 10 qen endacakë në parkingun e kësaj klinike pas përfundimit të orarit të punës. Siç merr vesh Klankosova.tv, infermierja ka arritur që ta zmbraps sulmin e qenve endacakë me qese të cilat i kishte në dorë, por nga stresi i shkaktuar dhe nga traumat e marra është shtrirë në klinikën e Gjinekologjisë. Emisioni i Klan Kosovës, “Ju Flet Prishtina” pati raportuar edhe më herët për problematikën e qenve endacakë në QKUK.