E tmerrshme, ja ku jetonin punëtorët e gjigantit Apple (FOTO) NULL NULL 12.05.2016 18:17 12.05.2016 18:17 Myk dhe vetëm myk, është gjithçka që zvarritet në muret e një dhome të përbashkët të vogël teksa shihen edhe shumë shtretër marinarësh. Mirësevini në konviktin e zymtë që ndodhej në fabrikën ku punëtorët e gjigantit Apple jetonin në kushte tejet të vështira. Mail Online, ka siguruar këto pamje ekskluzive të katër blloqeve ku disa emigrantë ishin punësuar nga kontraktuesi Apple Pegatron derisa këta të fundit këtë vend e kishin braktisur pothuajse pas tetë javësh, njofton Klan Kosova. 6 mijë të punësuar jetonin në kulmin e vendve ku prodhohej iPhone 6, megjithatë rreth 1 mijë prej tyre braktisën këtë vend derisa u lajmëruan për të mos u kthyer pas pushimeve të Lunar New Year, në muajin shkurt. Eksodi nga ndërtesat Kanggiao Road East të Shangai-të, ofrojnë një pasqyrim të rrallë dhe interesant të kushteve të vështira të të jetuarit të stafit të punëtorëve elektronik gjigant Pegatron. Këta të fundit mendohet të kenë punuar në një orar rraskpaitës me ndërrime deri në 12 orësh, derisa kanë furnizuar tashmë gjysmën e botës me iPhone 6s, njofton Klan Kosova. Ky kompleks i quajtur si një konvikt i papastër ka strehuar punëtorët të cilët kalonin 12 orë në ditë për të prodhuar produktet e Apple. Pamjet e tmerrshme, tregojnë vendet të ndyra, shtretërit, dhe banjo ku punëtorët përdornin gjithçka në mënyrë të përbashkët.