E thotë shkenca: Femrat e bukura dëmtojnë shëndetin e meshkujve NULL NULL 24.07.2018 21:23 24.07.2018 21:23 Mund të ju duket vetëm teori e thënë, por tani e vërteton edhe shkenca se femrat e bukura mund ta dëmtojnë shëndetin e meshkujve. Universiteti i Valencias në hulumtimet e bëra ka zbuluar se në një kompani të mbushur me femra të bukura vetëm 5 minuta kanë mjaftuar për të ndikuar që meshkujve t’u rriten nivelet e hormonit të stresit, transmeton Klan Kosova. Ky hormon i njohur si kortizoli është i lidhur ngushtë me sëmundjet kardiovaskulare po ashtu edhe me shumë sëmundje tjera. Për të mbërritur në këtë përfundim shkencëtarët kanë kryer edhe eksperimentin e kundërt në rast se kompania është e mbushur vetëm me meshkuj nivelet e kortizolit nuk kanë qenë në të njëjtin nivel. Ani pse në dozë të vogël ky hormon ka efekte pozitive, por kortizoli i lartë kronik mund të shpie deri në sëmundje të zemrës, hipertension, diabet si dhe impotencë. klankosova.tv